Buletini për Baxhot

Si të bëjmë një investim të mirë për njësinë e përpunimit të qumshtit (BAXHO)?

 

Industria e përpunimit të qumështit në Shqipëri përbën një nga prioritetet strategjike të zhvillimit të ekonomisë.

 

Gjithsesi, vitet e fundit sipërmarrësit dhe fermerët në këtë sektor janë përballur me sfida dhe vështirësi që lidhen me sigurimin e lëndës së parë dhe plotësimin e standardeve kombëtare në të gjithë zinxhirin e vlerës.

 

Për këtë ekspertët e Programit të Mbështetjes të Agrobiznesit Shqiptar (AASF) kanë përgatitur një studim me të dhëna interesante që ndihmon si agrobiznesin dhe fermerët, po ashtu edhe institucionevet financiare e ato politikbërëse, si aktorë të rëndësishëm për nga kontributi në zinxhirin e vlerës të këtij sektori.