Përhapja e Covid-19 është para së gjithash një tragjedi njerëzore, duke prekur qindra mijëra njerëz. Ajo gjithashtu ka një ndikim në ekonominë globale.
Nuk është e mjaftueshme të njohësh ndikimin e pandemisë Covid-19 në ekonomi, veçanërisht në sektorin bujqësor, dhe domosdoshmëria për të hartuar një plan masash të detajuar për të siguruar një mjedis të favorshëm brenda të cilit sektor ekonomik të mund të parandalojn sadopak pasojat katastrofike.
Studimi është një vlerësim i shpejtë, duke marrë në konsideratë burimet dhe kohën e kufizuar në dispozicion, ai trajton në veçanti nevojën për financim në zinxhirin e vlerës të nën-sektorëve që afektohen nga pandemia Covid-19 dhe marrja e një plani masash për ecurinë e sektorëve të tjerë që për momentin nuk janë të prekur. Vlerësimet në këtë studim janë kryer nga autori (Ilir Pilku, Ekspert i Lartë i Agrobiznesit, AATSF) bazuar në të dhënat statistikore të UNSTAT dhe FAOSTAT, ndërsa të dhënat statistikore të muajve në shqyrtim janë bazuar në informacionet e marra nga aktorët e zinxhirit të vlerës.
Studimi është projektuar në mënyrë të tillë që të jetë i lehtë për t’u lexuar, për sa i përket strukturës, rrjedhës logjike dhe nivelit të hollësive të informacionit, duke iu përshtatur nevojave të vendimmarrësve.
Ky studim u hartua nga Programi i Mbështetjes së Agrobiznesit dhe Turizmit Shqiptar (AATSF), projekt i financuar dhe zhvilluar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në bashkëpunim dhe me mbështjetje nga Qeveria Shqiptare.