Programi i Mbështetjes së Agrobiznesit dhe Turizmit në Shqipëri (AATSF) ishte prezent në një panair mjaft të suksesshëm dhe frytdhënës në qytetin e Lushnjës, ku qindra qytetarë, fermerë dhe sipërmarrës morën pjesë për të shkëmbyer ide dhe vizione, si dhe për të mësuar më shumë mbi investimin e duhur dhe përfitimet e këtij programi.
Panairi u zhvillua në datat 27-29 prill dhe stenda e AATSF mori vëmendjen maksimale dhe vizitorë të shumtë u interesuan në të, për shkak të pozicionimit në zonën qendrore të panairit, si dhe përmasave të saj. Stenda mirëpriti të gjithë vizitorët dhe në 2 ditët në të cilat u zhvillua ky panair, mbi 70 biznese ndërvepruan me skuadrën e AATSF dhe mbi 1,000 fletëpalosje me të gjitha informacionet e duhura u shpërndanë.
Në kuadër të këtij panairi, që u fokusua tek agroturizmi dhe turizmi, AATSF organizoi edhe një seminar, i cili u mundësoi bankave partnere takime me klientë të rinj potencial, të cilët kishin si qëllim konsultimin dhe këshillimin. Punonjësit e bankave komunikuan me individë dhe biznese dhe informuan të interesuarit për të gjitha benefitet e këtij programi, përpos atyre teknike dhe financiare.
Gjithashtu, AATSF ishte pjesë edhe një seminari të organizuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në të cilin programi pati një promovim të jashtëzakonshëm. Kështu, mund të themi se u arrit synimi primar: Krijimi i një platforme dhe ure komunikimi mes agrobizneseve dhe turizmit, për të krijuar partneritete të reja, me qëllim zhvillimin e vendit, përmes këtyre sektorëve.
Së bashku, zhvillojmë Shqipërinë!