Kartat Teknologjike

Karta Teknologjike është një produkt i dobishëm për vetë fermerët pasi i ndihmon ata të aplikojnë shërbime agro-teknike në mënyrë efikase duke reduktuar humbjet apo shpenzimet e tepërta në fermë, rezultati i të cilave sjell fitime më të larta. Të dhënat e kësaj Karte do t’i shërbejnë fermerëve, ofruesve të shërbimeve, bankierëve etj, si një mjet për të kuptuar më mirë sektorin bujqësor dhe për të vlerësuar me saktë operacionet e fermës. Gjithashtu, kjo do t’i lejojë prodhuesve ta krahasojnë atë me praktikat më të mira të fermave të zhvilluara. Në të njëjtën kohë, Karta Teknologjike synon të ndihmojë fermerët në përmirësimin e vendimmarrjes, efikasitetit dhe performancës së tregut.