Trajnime dhe Konsulenca

Nën komponentin e ofrimit të Asitencës Teknike të AASF, Institucionet Financiare Partnere mund të përfitojnë nga trajnimet dhe workshop të mëposhtëm:

Trajnim/Workshop

Përshkrimi

Workshop mbi Strategjinë e Agrobiznesit

Orientimi për Menaxherët e Lartë dhe grupi kryesor i ekspertëve të financave të agrobiznesit.

Trajnim mbi Kredidhenien, Marketingun dhe Shitjet

I dizenjuar për menaxherët e marrëdhënieve me klientët/ oficerët e kredive, përgjegjës për veprimtaritë bankare të agrobiznesit dhe synon të prezantojë specifikat sektorit si edhe të përmirësojë aftësitë e marketingut dhe shitjes së pjesëmarrësve.

Trajnim mbi parimet e kredidhënies së Agrobiznesit

Projektuar për të familjarizuar menaxherët e marrëdhënieve me klientët/ oficerët e kredisë me ekonominë e agrobiznesit dhe kreditimin e këtij sektori duke përfshirë aktivitete të ndryshme të agrobiznesit.

Trajnim i avancuar mbi kredidhënien e sektorit të agrobiznesit

Projektuar për të ofruar një analizë të thelluar të sektorëve dhe gjithashtu trajnim i menaxherëve të marrëdhënieve me klientët dhe oficerëve të kreditisë mbi menaxhimin e riskut në lidhje me projektet e investimeve në agrobiznes.

Trajnim praktik për punonjësit e angazhuar në fushën e kreditimit në Agrobiznes

Projektuar për të ofruar analiza të thella te projekteve te financimit propozuar nga klientet e angazhuar ne kete sektor në zonat kryesore të Agroperpunimit (p.sh. prodhimi i qumështit, mishi, perimet, etj.).

Trajnim ne praktike per punjesit ne fushen e kreditimit në Agrobiznes

Për të transferuar njohuritë teorike të ofruara gjatë praktikave në klasë, janë kryer trajnime gjithëpërfshirëse në vendin e punës dhe aktivitetet e stërvitjes në terren.

Trajnim mbi financim ne kuader te zinxhirit te vlerës

Për vënien në praktikë të njohurive teorike të ofruara gjatë trajnimve, janë kryer trajnime gjithëpërfshirëse në vendin e punës dhe në terren.

Trajnim mbi financimin e agrobiznesit sipas zinxhirit të vlerës Menaxhimi i Lartë dhe ekspertët kryesorë të përfshirë në financiminin e agrobiznesit janë trajnuar për të kuptuar financimin sipas zinxhirit të vlerës dhe rëndësinë e tij për të tërhequr një numër të konsiderueshëm të prodhuesve të vegjël primar në një skenar ku aktorët lidhen për të arritur optimizim kostosh, efiçencë të lartë dhe minimizim risku.

Trajnim për trajnuesit

Trajnim profesional i trajnuesëve të kualifikuar të cilët më pas do të ofrojnë trajnime dhe asistencë për kreditimin e agrobiznesit në Institucionet e tyre Financiare për punonjësit e përfshirë në këtë proçes.

Takim me fermeret per te mundesuar njohje me problematikat e tyre ne aksesin ne financim

Realizimi i takimeve me fermerët dhe ekspertë lokal/huaj për të mundësuar njohjen me problematikat e sektorit në raport me trajtimin e cështjes së aksesit në financim nga Institucionet Financiare.Objektivi kryesor është për të ndihmuar në qasjen teknike, se si agrobizneset të prezantojnë projektet/planet e tyre të biznesit tek një Institucion Financiar me qëllim financimin e tyre.

Në vijim të trajnimeve dhe seminarëve, Institucionet Financiare Partenere (IFP) mund të përfitojnë nga fushat e konsulencës nën komponentin Asistencës Teknike të AASF si më poshtë:

Zona e Konsulencës

Përcaktimi i segmentit të synuar të agrobiznesit / profilit të klientëve për kreditim

Përkufizimi i strategjisë së kredidhënies së agrobiznesit

Mbështetje në zhvillimin e strategjisë e marketingut, mjetet dhe mekanizmat, materialet vizuale dhe kanalet e tjera të marketingut

Dizenjimi i produktit të kreditimit të agrobiznesit, implementimi, roll-out, mbështetje MIS

Zhvillimi i kapaciteteve në politikat, procedurat, proceset e kreditimit të agrobiznesit

Mbështetje në vendimmarrje, organizim dhe strukturat agro-kredituese

Përmirësimi i menaxhimit të riskut të agrobiznesit dhe mbledhjes së informacionit

Zhvillimi i mjeteve mbështetëse të agro-kreditimit, kartat teknologjike, studime të zinxhirit të vlerës për sektorë të ndryshëm të agrobiznesit, modele vlerësimi, etj.

Prezantimi i financimit sipas qasjes së zinxhirit të vlerës dhe mbështetje në zhvillimin të produkteve të përshtatshme financiare