AATSF paraqet studimin mbi “Efektet Covid-19 në fazën e hershme të kultivimit të shalqirit”
Programi i Mbështetjes së Agrobiznesit dhe Turizmit Shqiptar, është i lumtur të paraqesë studimin mbi “Efektet Covid-19 në fazën e hershme të kultivimit të shalqirit”.
Studimi paraqet informacionin kyç dhe studimet e rastit mbi sfidat dhe potencialet e prodhimit të shalqirit dhe pjeprit gjatë pandemisë dhe ofroi një pasqyrë të mundësive të investimeve për fermerët dhe agrobizneset shqiptare.
Ai përqendrohet në ndikimin e pandemisë në segmente të ndryshme të zinxhirit të vlerës bujqësore dhe nxjerr në pah implikimet për institucionet financiare.
Më tej, ai prezanton mekanizmat mbështetës dhe strategjitë e zbutjes së rreziqeve për të përballuar situatën.
Studimi mbi “Efektet Covid-19 në kultivimin e fazës së hershme të shalqirit” u përgatit nga Programi i Mbështetjes së Agrobiznesit dhe Turizmit Shqiptar (AATSF), një projekt i financuar dhe zhvilluar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Qeveria e Shqipërisë.
Autori i këtij studimi është Z. Ilir Pilku, Ekspert i Lartë i Agrobiznesit në AATSF.