Trajnimi mbi Njohuritë Bazë të Kreditimit të Agrobiznesit

Gjatë muajit mars, AASF zhvilloi trajnime të ndryshme në temën e “Njohuritë Bazë të Kreditimit të Agrobiznesit” për institucionet financiare partnere. Zyrtarët lokalë të institucioneve financiare partnere si Fondi Besa, NOA dhe IntesaSanpaolo Bank u trajnuan në parimet themelore, rrisqet specifike dhe procedurat e monitorimit të kreditimit bujqësor. Trajnimi u zhvillua me shembuj praktik të rasteve të biznesit, në mënyrë që të trajnuarit të munden të përdorin njohuritë e tyre të reja.