Programi AATSF prezantohet në seminarin e organizuar nga RASP dhe FAO në Korçë

15 Janar 2020 – Zhvillohet në qytetin e Korçës seminari mbi “Sensibilizimin e aktorëve për diversifikimin e aktiviteteve në Bashkinë e Korçës”, organizuar nga Shoqata për Mbështetjen e Programeve Rurale (RASP), në kuadër të Projektit “Rritja e kapaciteteve të fermerëve dhe aktorëve të tjerë në diversifikimin e aktiviteteve rurale”, financuar “Food Organization of the United Nations” (FAO).

 

Seminari synon ndërgjegjësimin e fermerëve dhe prodhuesve rural të kësaj zone në lidhje me diversifikimin e fermave dhe produkteve si dhe identifikimin e nevojave të fermerëve për ngritje dhe forcim të kapaciteteve të tyre. Kjo duke ndihmuar në zhvillimin dhe diversifikimin e produkteve të tyre dhe për mundësinë e përfitimit nga fondet e IPARD të BE dhe skemave kombëtare për bujqësinë.

 

Në këtë aktivitet “Programi i Mbështetjes së Agrobiznesit Shqiptar” (AATSF), mbështetur nga BERZH dhe Qeveria Shqiptare, u prezantua si një mundësi më shumë në funksion të mbështetjes finaciare dhe asistencës teknike për agrobiznesin dhe fermërët e këtyre zonave. Gjatë prezantimit të tij, Z. Ilir Pilku, Ekspert i lartë për Agrobiznesin prane AATSF, e vuri theksin tek avantazhet dhe përfitimet që vijnë nga kjo skemë novatore për fermerët. Një fokus i vecantë iu kushtua ndërthurrjes së skemave të granteve dhe në veçanti të IPARD-it me fondin e garancisë së financuar nga BERZH dhe Qeveria Shqiptare.

 

Në këtë seminar morën pjesë gjithashtu përfaqësues nga Bashkia Korcë, fermerë dhe prodhues të produkteve bujqësore dhe blegtorale, të frutikulturës, bimëve mjekësore, agro-turizmit, përfaqësues të QTTB Korcë, dhe të Institucioneve Financiare Partnere.

 

Përmbyllja e aktivitetit vijojë me organizimin e disa tryeza të veçanta, me grupe fermerësh me qëllim identifikimin e nevojave që biznesi bujqesor paraqet, propozime nga grupet e interesit pjesmarrës, njohjen e tyre me aspekte të tjera të rëndësishme për zhvillimin e biznesit siç jane shërbimet dhe investimet bashkëhore në ferma, financimet alternative, marketingu, si dhe njohja me përmbushjet e kritereve dhe standardeve të cilësisë që kërkon tregu.