Studimi i Agro-turizmit në Shqipëri

Programi i Mbështetjes së Agrobiznesit dhe Turizmit Shqiptar (AATSF), ka publikuar studimin më të ri për “Agroturizmin në Shqipëri: Potencialet për Zhvillim dhe Nevojat Financiare”. Qëllimi i dokumentit është të inkurajojë Institicionet Financiare Partnere (IFP) që të rrisin financimet në agroturizëm dhe të rrisin përqëndrimin e këtyre investimeve në portofolin e tyre duke zhvilluar strategji të dedikuara financimi me produkte të përshtatura kredie për të plotësuar nevojat e financimit të sektorit. Ky studim ofron informacione mbi potencialet e zhvillimit të agroturizmit në Shqipëri dhe nevojat e tij financiare për të mbështetur investimet. Më konkretisht, dokumenti hedh dritë mbi potencialet ekzistuese në sektorin e agroturizmit, duke u përqendruar në strategji të ndryshme publike, zhvillimet e fundit, stimujt fiskalë dhe financiarë, analizën SWOT të sektorit dhe një shtjellim të karakteristikave të kërkesës dhe ofertës për kapital në industrinë e agroturizmit për të ofruar disa rekomandime të dobishme për IFP-të. Klikoni studimin e plotë në linkun e mëposhtëm: