Në 8 qershor, 2020, Programi i Mbështetjes së Agrobiznesit dhe Turizmit Shqiptar (AATSF), organizoi një webinar për të prezantuar studimin më të fundit të AATSF mbi ndikimin e Covid-19 në aktivitetet sezonale të biznesit bujqësor si perimet dhe luleshtrydhet.
Panelistët, Znj. Adela Leka, Zëvendës Drejtuese e Ekipit të AATSF-së, Z. Ilir Pilku, Ekspert i Lartë i Bujqësisë i AATSF-së dhe Z. Ermal Baze, Analist për Këshilla për Programin e Biznesit të Vogël të BERZH-it, i kanë ofruar audiencës një përmbledhje situative të produkteve më të rëndësishme bujqësore të sezonit në Shqipëri.
Gjatë webinar-it, paneli analizoi zhvillimet dhe parashikimet e fundit, veçanërisht duke parë ndikimin e pandemisë në segmente dhe implikime të ndryshme të zinxhirit të vlerës për institucionet financiare dhe mekanizmat e tanishëm mbështetës dhe strategjitë e zbutjes së rrezikut.
Ky studim u bazua në faktin se sektori i agrobiznesit u përball me një situatë të pazakontë në lidhje me rregullat strikte të prekura nga pandemia.
Qëllimi i përgjithshëm i këtij studimi është të sigurojë një përmbledhje të produkteve bujqësore të sezonit në Shqipëri, kryesisht të perimeve në sera dhe luleshtrydhesh, duke analizuar zhvillimet e fundit dhe situatën aktuale, me fokus të veçantë në ndikimin e situatës pandemike Covid-19 përgjatë zinxhirit të vlerës përfshirë institucionet financiare dhe mundësitë për të zbutur rrezikun e humbjeve në këta sektorë.
Ky webinar ka patur shumë interes nga pjesëmarrësit nga Institucionet Financiare Partnere të AATSF (Intesa SanPaolo, ProCredit Bank, Raiffeisen Bank, OTP Bank), agrobizneset e interesuara dhe institucionet përfaqësuese shtetërore të bujqësisë. Disa nga gjetjet e studimit tregojnë se gjatë periudhës pandemike, sektori i serrave ka rritur fitimet e tij, gjë që tregon se investimi në këtë sektor duhet të jetë një përparësi për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik për industrinë e bujqësisë. Ndërsa, është konkluduar që në të ardhmen ky investim duhet të shoqërohet me strategjinë e zbutjes së rrezikut dhe planifikimin e duhur të biznesit.
Për më tepër, Këshilli i BERZH-it për Programin e Biznesit të Vogël, ofron më shumë sesa mundësi të mbështetjes financiare për agrobizneset. BERZH ofron këshilla biznesi për bizneset e vogla dhe të mesme, duke përfshirë planifikimin e biznesit, marketingun, menaxhimin financiar, burimet njerëzore dhe ndihmë përgatitore për sigurimin e standarteve të cilësisë.
Për të parë videon e plotë të webinarit ju lutemi vizitoni faqen https://youtu.be/wnmbvLhNIn4 në llogarinë tonë në YouTube.
Programi AATSF do të organizojë webinar-e shtesë në të ardhmen duke u përqëndruar në studime të reja të ardhshme në lidhje me ndikimin e koronavirusit në produktet sektoriale të bujqësisë në Shqipëri.
Programi i Mbështetjes së Agrobiznesit dhe Turizmit Shqiptar – AATSF, është një projekt i financuar dhe zhvilluar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Qeverisë së Shqipërisë.