Prodhimi i verës në vendin tonë daton që në lashtësi, ku Shqipëria është e njohur për vreshtat e mbjella në zonat kodrinore. Varietetet kryesore të rrushit autokton shqiptar për verë të kuqe janë Shesh i Zi, Kallmet, Vlosh, Serinë, Debinë e Zezë, ndërsa mes verërave të bardha kujtojmë Shesh i Bardhë, Debinë e Bardhë, Pulës.
Gjatë dy dekadave të fundit kemi një rritje me rreth 100% të sipërfaqes së kultivuar me vreshta, përmirësim të cilësisë dhe prodhimtarisë. Kjo ka ndikuar në rritjen e prodhimit vendas të rrushit e për rrjedhojë atë të investimeve dhe modernizimit të sektorit të verave. Gjithsesi sfidat, por dhe potenciali zhvillimor për këtë sektor janë të shumta.
Për më shumë informacion, njihuni nëpërmjet materialit informues të përgatitur nga Programi i Granteve #IPARD dhe Fondi i Garancisë së #BERZH-it dhe Qeverisë Shqiptare #AATSF.