Nën komponentin e ofrimit të Asitencës Teknike të AASF, Institucionet Financiare Partnere mund të përfitojnë nga trajnimet dhe workshop të mëposhtëm:
Trajnim/Workshop |
Përshkrimi |
Workshop mbi Strategjinë e Agrobiznesit |
Orientimi për Menaxherët e Lartë dhe grupi kryesor i ekspertëve të financave të agrobiznesit. |
Trajnim mbi Kredidhenien, Marketingun dhe Shitjet |
I dizenjuar për menaxherët e marrëdhënieve me klientët/ oficerët e kredive, përgjegjës për veprimtaritë bankare të agrobiznesit dhe synon të prezantojë specifikat sektorit si edhe të përmirësojë aftësitë e marketingut dhe shitjes së pjesëmarrësve. |
Trajnim mbi parimet e kredidhënies së Agrobiznesit |
Projektuar për të familjarizuar menaxherët e marrëdhënieve me klientët/ oficerët e kredisë me ekonominë e agrobiznesit dhe kreditimin e këtij sektori duke përfshirë aktivitete të ndryshme të agrobiznesit. |
Trajnim i avancuar mbi kredidhënien e sektorit të agrobiznesit |
Projektuar për të ofruar një analizë të thelluar të sektorëve dhe gjithashtu trajnim i menaxherëve të marrëdhënieve me klientët dhe oficerëve të kreditisë mbi menaxhimin e riskut në lidhje me projektet e investimeve në agrobiznes. |
Trajnim praktik për punonjësit e angazhuar në fushën e kreditimit në Agrobiznes |
Projektuar për të ofruar analiza të thella te projekteve te financimit propozuar nga klientet e angazhuar ne kete sektor në zonat kryesore të Agroperpunimit (p.sh. prodhimi i qumështit, mishi, perimet, etj.). |
Trajnim ne praktike per punjesit ne fushen e kreditimit në Agrobiznes |
Për të transferuar njohuritë teorike të ofruara gjatë praktikave në klasë, janë kryer trajnime gjithëpërfshirëse në vendin e punës dhe aktivitetet e stërvitjes në terren. |
Trajnim mbi financim ne kuader te zinxhirit te vlerës |
Për vënien në praktikë të njohurive teorike të ofruara gjatë trajnimve, janë kryer trajnime gjithëpërfshirëse në vendin e punës dhe në terren. |
Trajnim mbi financimin e agrobiznesit sipas zinxhirit të vlerës | Menaxhimi i Lartë dhe ekspertët kryesorë të përfshirë në financiminin e agrobiznesit janë trajnuar për të kuptuar financimin sipas zinxhirit të vlerës dhe rëndësinë e tij për të tërhequr një numër të konsiderueshëm të prodhuesve të vegjël primar në një skenar ku aktorët lidhen për të arritur optimizim kostosh, efiçencë të lartë dhe minimizim risku. |
Trajnim për trajnuesit |
Trajnim profesional i trajnuesëve të kualifikuar të cilët më pas do të ofrojnë trajnime dhe asistencë për kreditimin e agrobiznesit në Institucionet e tyre Financiare për punonjësit e përfshirë në këtë proçes. |
Takim me fermeret per te mundesuar njohje me problematikat e tyre ne aksesin ne financim
|
Realizimi i takimeve me fermerët dhe ekspertë lokal/huaj për të mundësuar njohjen me problematikat e sektorit në raport me trajtimin e cështjes së aksesit në financim nga Institucionet Financiare.Objektivi kryesor është për të ndihmuar në qasjen teknike, se si agrobizneset të prezantojnë projektet/planet e tyre të biznesit tek një Institucion Financiar me qëllim financimin e tyre. |
Në vijim të trajnimeve dhe seminarëve, Institucionet Financiare Partenere (IFP) mund të përfitojnë nga fushat e konsulencës nën komponentin Asistencës Teknike të AASF si më poshtë:
Zona e Konsulencës |
Përcaktimi i segmentit të synuar të agrobiznesit / profilit të klientëve për kreditim |
Përkufizimi i strategjisë së kredidhënies së agrobiznesit |
Mbështetje në zhvillimin e strategjisë e marketingut, mjetet dhe mekanizmat, materialet vizuale dhe kanalet e tjera të marketingut |
Dizenjimi i produktit të kreditimit të agrobiznesit, implementimi, roll-out, mbështetje MIS |
Zhvillimi i kapaciteteve në politikat, procedurat, proceset e kreditimit të agrobiznesit |
Mbështetje në vendimmarrje, organizim dhe strukturat agro-kredituese |
Përmirësimi i menaxhimit të riskut të agrobiznesit dhe mbledhjes së informacionit |
Zhvillimi i mjeteve mbështetëse të agro-kreditimit, kartat teknologjike, studime të zinxhirit të vlerës për sektorë të ndryshëm të agrobiznesit, modele vlerësimi, etj. |
Prezantimi i financimit sipas qasjes së zinxhirit të vlerës dhe mbështetje në zhvillimin të produkteve të përshtatshme financiare |