AATSF mori pjesë në panairin AgroTech 2018

Programi i Mbështetjes së Agrobiznesit dhe Turizmit Shqiptar (AATSF) mori pjesë në panairin AgroTech 2018 që u zhvillua në datën 27-29 Prill 2018 në ExpoCity në Tiranë. Gjatë panairit AATSF u prezantua me fermerët lokal, programet e agrikulturës, agrobizneset, tregtuesit dhe agropërpunuesit. Qëllimi i pjesëmarrjes ishte informimi i fermerëve rreth lehtësimeve dhe rekomandimi i alternativave të financimit që institucionet financiare partnere ofrojnë. Specifikisht informacion mbi produktet bankare agro te Intesa Sanpaolo Bank, ProCredit Bank, OTP Bank, Fondi Besa dhe NOA ishin pjesë e stendës. Gjithashtu, u prezantua produkti financiar i punuar nga ekspertët e programit AATSF në lidhje me financimin në zinxhir të klientëve dhe lidhja e tyre me fondet e subvencioneve. Pjesëmarrësit e tjerë si organizatat për sigurinë ushqimore, tregtuesit e makinerive bujqësore, kompanitë e transportit bujqësor dhe prodhues agrar ishin po ashtu present në këtë Panair.