Workshopi mbi skemat kombetare te granteve
Gjatë muajit Mars 2018, AATSF zhvilloi takime informuese në të gjithë Shqipërinë, duke përfshirë qytetet e mëposhtme: Fier, Krujë, Shkodër, Berat, Korçë, Vlorë, Kukës, Elbasan, Sarandë dhe Tiranë. Qëllimi i këtyre takimeve ishte informimi i fermerëve lokalë, agropërpunuesve bujqësorë, institucioneve financiare dhe tregtarëve për Skemat Kombëtare të Grantit që ofrohen nga qeveria Shqiptare për mbështetjen dhe zhvillimin e agrobiznesit në Shqipëri. Më tej, në këto takime informuan pjesëmarrësit rreth procedurave të aplikimit dhe gjithashtu bashkuan aktorët e ndryshëm në sektorin e bujqësisë. Takimet u kryen me sukses dhe pjesëmarrje të lartë duke rritur ndërgjegjësimin për këtë mekanizëm premtues dhe të rëndësishëm për sektorin bujqësor shqiptar.
Trajnimi mbi Themelet e Kreditimit të Agrobiznesit
Gjatë muajit mars, AATSF zhvilloi trajnime të ndryshme në temën e “Themelet e Kreditimit të Agrobiznesit” për institucionet financiare. Zyrtarët lokalë të institucioneve financiare partnere si Fondi Besa, Noa dhe Intesa Sanpaolo Bank u trajnuan në parimet themelore, rreziqet specifike dhe procedurat e monitorimit të kreditimit bujqësor. Trajnimi u zhvillua me shembuj praktik të rasteve të biznesit, në mënyrë që të trajnuarit të munden të përdorin njohuritë e tyre të reja. Trajnimet u kryen nga Eksperti Ndërkombëtar i Financimit Bujqësor dhe Këshilltari për Kreditë e AATSF në Fier, Korçë dhe Tiranë.
Grant National Scheme, Hotel Colosseo Shkoder, 05.03.2018
Grant National Scheme, Hotel Konti, 08.03.2018
Grant National Scheme, Tirana International Hotel 20.03.2018
Trajnimi mbi Themelet e Kreditimit të Agrobiznesit
Gjatë muajit mars, AASF zhvilloi trajnime të ndryshme në temën e “Themelet e Kreditimit të Agrobiznesit” për institucionet financiare. Zyrtarët lokalë të institucioneve financiare partnere si Fondi Besa, Noa dhe Intesa Sanpaolo Bank u trajnuan në parimet themelore, rrisqet specifike dhe procedurat e monitorimit të kreditimit bujqësor. Trajnimi u zhvillua me shembuj praktik të rasteve të biznesit, në mënyrë që të trajnuarit të munden të përdorin njohuritë e tyre të reja. Trajnimet u kryen nga Eksperti Ndërkombëtar i Financimit Bujqësor dhe Këshilltari për Kreditë e AASF në Fier, Korçë dhe Tiranë.
Fondi Besa Fier 06.03.2018
Fondi Besa Korce 08.03.2018
Intesa Sanpaolo Bank Tirana 12.03.2018
Noa Fier 19.03.2018