AZHBR

Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) është një agjenci kombëtare shtetërore që synon të mbështesë sipërmarrësit shqiptarë në sektorin e bujqësisë dhe ushqimit, duke përgatitur institucionin për të përfituar nga fondet e BE-së dhe donatorëve të tjerë. AZHBR po mbështet sektorin drejt ristrukturimit, modernizimit dhe specializimit në produkte dhe tregje specifike bazuar në avantazhet konkurruese të vendit.

AATSF është që prej vitit 2016 duke bashkëpunuar me AZHBR-në për të mbështetur fermerët dhe agrobiznesin në Shqipëri përmes ndihmës teknike dhe mbështetjes financiare. Për të mësuar më shumë rreth AZHBR, klikoni link-un e mëposhtëm.