“Programi i Mbështetjes së Agrobiznesit Shqiptar” AASF mori pjesë në sezonin e 2-të të “Agro-tech Expo & Forum”, një Panair dy ditorë i mbajtur mes datave 15 – 16 Mars 2019 në ExpoCity, Tiranë. Në këtë event morrën pjesë më shumë se 1000 ekspertë dhe profesionistë nga sektori bujqësor, institucionet financiare, agrobizneset, prodhuesit dhe grumbulluesit, fermerë dhe kompani shërbimesh bujqësore.
Në këtë Panair, ekipi i AASF u prezantua përmes stendës së saj duke promovuar dhe përfaqësuar produktet financiare bujqësore të Institucioneve Financiare Partnere (IFP), siç janë ProCredit Bank, Intesa Sanpaolo, Societe Generale dhe Fondi BESA. Gjatë aktivitetit AASF mundësoi dialog mes agrobizneseve dhe bankave, me qëllim këmbimin e informacionit dhe gjetjen e nevojave dhe kërkesave të përbashkëta të aktorëve.
Më tej, AASF prezantoi të pranishmit me publikimet dhe studimet e saj, përfshirë “Kartat Teknologjike” dhe “Studimet e Zinxhirit të Vlerës”. Ndërkohë ekipi i ekspertëve të asistencës teknike prezantoi konceptin e Financimit të Zinxhirit të Vlerës për grupet e interesuara nga fusha të ndryshme.
Panairi “Agro Tech” hapësirë unike për fermerët
Hap dyert Panairi dhe Forumi Ndërkombëtar i Agrobiznesit dhe Agroteknikës