Programi i Mbështetjes së Agrobiznesit Shqiptar, është i lumtur të paraqesë studimin mbi “Efektet Covid-19 në Agrobizneset”.
Studimi ofron një përmbledhje situative të produkteve bujqësore sezonale më të rëndësishme në Shqipëri, me fokus në perimet në sera dhe luleshtrydhet.
Ai përqendrohet në ndikimin e pandemisë në segmente të ndryshme të zinxhirit të vlerës bujqësore dhe nxjerr në pah implikimet për institucionet financiare.
Më tej ai prezanton mekanizmat mbështetës dhe strategjitë e zbutjes së rreziqeve për të përballuar situatën.
Studimi mbi “Efektet Covid-19 në Agrobizneset” u përgatit nga Programi i Mbështetjes së Agrobiznesit Shqiptar (AASF), një projekt i financuar dhe zhvilluar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Qeverisë së Shqipërisë.
Autori i këtij studimi është Z. Ilir Pilku, Ekspert i Lartë i Agrobiznesit në AASF.