WEBINAR I AASF MBI “EFEKTET E COVID-19 NË FAZËN E HERSHME TË KULTIVIMIT TË SHALQIRIT”

Më 7 Gusht, 2020, Programi i Mbështetjes së Agrobiznesit Shqiptar (AASF), organizoi një webinar me temë mbi “Efektet Covid-19 në fazën e hershme të kultivimit të Shalqirit”.

 

Panelistët, Znj. Adela Leka, Zëvendës Drejtuese e Ekipit të AASF-së, Z. Ilir Pilku, Ekspert i Lartë i Bujqësisë i AASF-së dhe Z. Ermal Baze, Analist për Këshilla për Programin e Biznesit të Vogël të BERZH-it, i kanë ofruar audiencës një përmbledhje situative të produkteve më të rëndësishme bujqësore të sezonit në Shqipëri.

 

Gjatë webinarit, panelistët paraqitën informacionin kyç dhe studimet e rastit mbi sfidat dhe potencialet e prodhimit të shalqirit dhe pjeprit gjatë pandemisë dhe ofruan një përmbledhje të mundësive të investimeve për fermerët dhe agrobizneset shqiptare.

 

Një studim u zhvillua nga ekspertët e AASF, që synon të sigurojë një përmbledhje të produkteve bujqësore të sezonit në Shqipëri, kryesisht të shalqirit dhe pjepërit, duke analizuar zhvillimet e fundit dhe situatën aktuale, me fokus të veçantë në ndikimin e situatës pandemike Covid-19 përgjatë zinxhirit të vlerës përfshirë institucionet financiare dhe mundësitë për të zbutur rrezikun e humbjeve në këta sektorë.

 

Studimi u bazua në faktin se sektori i agrobiznesit u përball me një situatë të pazakontë në lidhje me rregullat strikte të prekura nga pandemia. Për fat të keq, fitimet e planifikuara për fermerët që kultivojnë shalqi në fazën e hershme u tkurrën në 16 milion euro. Prandaj, studimi rekomandon një monitorim më të mirë nga fermerët dhe institucionet shtetërore mbi procesin e mbjelljes dhe shpërndarjes, si dhe më shumë kujdes në respektimin e afateve të mbjelljes në fazën e hershme.

 

Njëkohësisht, Këshilli i BERZH-it për Programin e Biznesit të Vogël, u prezantoi pjesëmarrësve ofertat dhe mundësitë e tij në rritjen e potencialit të tyre të biznesit. BERZH ofron këshilla biznesi për bizneset e vogla dhe të mesme, duke përfshirë planifikimin e biznesit, marketingun, menaxhimin financiar, burimet njerëzore dhe ndihmë përgatitore për sigurimin e standarteve të cilësisë.

 

Në këtë webinar morën pjesë Institucionet Financiare Partnere të AASF (Intesa SanPaolo, ProCredit Bank, Raiffeisen Bank, OTP Bank dhe Fondi Besa), agrobizneset e interesuara dhe institucionet shtetërore përfaqësuese të bujqësisë.

 

Për të parë videon e plotë të webinar-it, ju lutemi vizitoni faqen https://www.youtube.com/watch?v=2ofMLUAU7AA&feature=youtu.be në llogarinë tonë në YouTube.

 

Programi AASF do të organizojë webinar-e shtesë në të ardhmen të përqendruar në studime të reja të ardhshme në lidhje me ndikimin e koronavirusit në produktet sektoriale të bujqësisë në Shqipëri.

 

Programi i Mbështetjes së Agrobiznesit Shqiptar – AASF, është një projekt i financuar dhe zhvilluar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Qeverisë së Shqipërisë.