AATSF mbështet sektorin e bimëve medicinale dhe aromatike në Shqipëri: Përmirësojmë standardet e cilësisë për tregjet e eksportit
E vendosur në Gradisht të Divjakës, Biobes shpk është një kompani shqiptare që operon në fushën e prodhimit, mbledhjes, përpunimit dhe eksportit të bimëve medicinale dhe aromatike (BMA) e themeluar në vitin 2014. Portofoli i kompanisë përfshin më shumë se 100 produkte të siguruara përmes procesit të kultivimit, mbledhjes dhe bashkëpunimit të ngushtë me fermat e vogla të njohura në zonat rurale.
Prodhimi organik është në fokusin e kompanisë dhe BMA-të organike mbulojnë një pjesë të rëndësishme në spektrin e gjerë të produkteve të saj. Çertifikuar sipas Standardit Organik Evropian 834/07 dhe Standardit Organik të SH.B.A.-së NOP. Biobes eksporton produktet e saj në disa vende Evropiane, Shtetet e Bashkuara dhe Lindjen e Mesme duke u pozicionuar si një prej kompanive lider në sektorin e prodhimit organik.
Kompania zbaton praktika që janë miqësore ndaj mjedisit duke patur një qasje të qëndrueshëm në mënyrën e shfrytëzimit të florës së egër të bimëve medicinale dhe aromatike.
Nisur nga kërkesa e lartë në treg për produkte cilësore, Biobes ka investuar vazhdimisht në përmirësimin e standardeve të cilësisë.
Me mbështetjen e BERZH, nën Programin e Mbështetjes së Agrobiznesit dhe Turizmit Shqiptar (AATSF), kompania arriti të investonte në tharjen dhe përpunimin e linjave që ruajnë cilësinë e bimëve aromatike dhe përgatisin produktin sipas kërkesës së klientit të saj. Përmes Programit të AATSF, i cili mundëson lehtësim të shpërndarjes së riskut me bankat, kompania mundi të marri kredi nga Raiffeisen Bank, një Institucion Financiar Partner i AATSF. Në këtë rast, Raiffeisen Bank financoi nevojat për kapital qarkullues të kompanisë, me qëllim vënien në punë të investimit në linjën e përpunimit.
Falë investimit në procesin e përpunimit, tani Biobes, eksporton edhe produkte përfundimtare për konsum, si një ofertë e re për preferencën e klientëve të saj. Rrjedhimisht kjo rezultoi në më shumë zgjerim të tregut dhe cilësi të lartë të produkteve për klientët.
“Programi i Mbështetjes së Agrobiznesit dhe Turizmit Shqiptar”, është një projekt financimi i zhvilluar nga BERZH në bashkëpunim dhe mbështetje nga Qeveria e Shqipërisë, i cili filloi aktivitetin e tij në 2016.