Më 6 tetor 2018, AATSF mori pjesë në eventin e “Festës së Mollës” në Mollaj të Korçës. Eventi i organizuar nga Bashkia e Korçës kishte për qëllim mbledhjen e prodhuesve të mollës nga qarku i Korçës si dhe promovimin e prodhimet e tyre. Të pranishëm në këtë event ishin edhe Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Niko Peleshi dhe Kryetari i Bashkisë së Korçës, z. Sotiraq Filo. Gjatë këtij aktiviteti AATSF informoi prodhuesit vendas rreth programit të saj si dhe mundësitë e financimit që Institucionet Financiare partnere të AATSF ofrojnë për fermerët dhe agrobizneset.