Nga data 12 deri më 13 tetor Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, së bashku me Bashkinë e Tiranës, organizuan Panairin më të madh bujqësor në Shqipëri “Shqipëria Punon Tokën”. Në këtë event morën pjesë 659 fermerë dhe 70 agrobiznese nga 39 bashki të vendit.
Ky Panair kishte si qëllim rrjetëzimin mes prodhuesve dhe tregtarëve vendas me ata të huaj. Njëkohësisht, gjatë këtij aktiviteti u zhvilluan edhe aktivitete kulturore me synim promovimin e bujqësisë lokale.
Gjatë Panairit, AATSF prezantojë të pranishmit me “Kartat Teknologjike” bujqësore, studimet e Zinxhirit të Vlerave dhe mundësitë e financimit nga Institucionet Financiare partnere pjesëmarrëse në “Programin e Mbështetjes të Agrobiznesit dhe Turizmit Shqiptar” – AATSF për fermerët dhe agrobizneset të cilat vlerësuan pozitivisht punën e këtij projekti.