“Kampionët e AATSF” janë agrobizneset që kanë përfituar ndjeshëm nga mbështetja teknike dhe financiare që ofron ky Program, për rritjen e prodhimit, shtimit të vlerës dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të sektorit bujqësor shqiptar.
Gëzim Huqi dhe ndërmarrja e tij u asistuan nga Programi i AATSF dhe “Këshilla për bizneset e vogla”, një shërbim këshillimor teknik i BERZH, nga viti 2016 – 2018. Agroturizmi “Huqi” filloi veprimtarinë e tij në vitin 2007. Tani në vitin e tij të 12-të, agroturizëm “Huqi” përfshin një sipërfaqe prej 7 hektarësh.
Ky kompleks ofron një gamë të gjerë shërbimesh turistike, nga akomodimi, karvanet, zgarat, shërbimin ushqimor, si dhe shitja e produkteve bujqësore të prodhuara nga vetë biznesi. Z. Gëzim Huqi është njohur me AATSF dhe programet e tjera të BERZH-it gjatë konferencave dhe seminareve që këto programe organizuan në ambientet e agroturizmit.
Mundësitë që programi AATSF u sjell fermerëve dhe agrobiznesit, si dhe mbështetja nga qeveria e Shqipërisë dhe BERZH, së shpejti do të ndikojnë në zhvillimin e mëtejshëm të sektorit.
“Duke bashkëpunuar me AATSF, ne kemi arritur të zgjerojmë gamën e shërbimeve të ofruara në biznesin tonë, të rrisim nivelin profesional të stafit tonë dhe kapacitetet e akomodimit” – tha z. Huqi.
Ai më tej, theksoi se si programi i BERZH për biznesin e ndihmuan në zhvillimin dhe përmirësimin e kapaciteteve njerëzore të biznesit. “Dua të theksoj se programi i BERZH-it ka ndihmuar në rritjen e nivelit profesional dhe kapacitetin e stafit tonë të linjës së parë, veçanërisht kamerierëve.” – deklaron z. Huqi.
Programi AATSF dhe BERZH kanë mbështetur “Agrobiznesin Huqi” përmes programit të asistencës financiare dhe teknike për të zgjeruar kapacitetet pritëse dhe për të ofruar shërbim më të mirë me cilësi për klientët e tij.
Agritourism Huqi Radë, Manëz, Tiranë