AgroPika e Parë në Fier, AATSF e pranishme

Sporteli i parë unik për fermerët në Fier u hap në datën 10 Janar 2018.

Sporteli është një pike “one stop” shërbimi dhe informacioni për fermerët.

Sporteli do të ofrojë për fermerët shërbimin e aplikimit për grante dhe subvencione me fondet buxhetore, si dhe për programin IPARD, këshillim për plane biznesi, informacion dhe këshillim bujqësor, informacion financiar dhe informacion për tregjet bujqësore.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi ishin të pranishëm në Fier për inaugurimin e këtij sporteli.

Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural (AZHBR) do të hapë 20 Agro Pika deri në fund të vitit 2018, të cilat janë “Dritarja e Fermerit”, ku do të ofrohet informim dhe shërbim profesional tek fermerët me informacion për aplikime, akses në financë, mbështetje me ekstension, e të tjera shërbime.

AATSF ishte e pranishme me stendë informative dhe aktive gjatë hapjes së AgroPikës së parë. Hapësira e Programit të Mbështetjes së Agrobiznesit dhe Turizmit në Shqipëri (AATSF) tërhoqi interes nga fermerët dhe agro-përpunuesit, të përfshirë dhe në sipërmarrjet bujqësore. Ata u orientuan drejt institucioneve financiare që janë pjesë e projektit i cili mbështet me produkte financimi inovatore per sipërmarrjet ne fushën e bujqësisë.

Tiranë, 27 Korrik 2018 – Projekti “Programi i Mbështetjes për Agrobiznesin dhe Turizmin Shqiptar” (AATSF) prezantoi përpara institucionit financiar partner “Intesa SanPaolo Bank” manualin e ri për agrobiznesin të quajtur “Kartat Teknologjike”.

Manuali “Kartat Teknologjike” do ndihmojë bankierët dhe oficerët e kredisë që të marrin vendime më të mira për kreditë e agrobiznesit nëpërmjet një perspektive analitike financiare.

Ky manual është mjaft i vlefshëm për prodhimin e agrobiznesit pasi ai detajon të gjitha të ardhurat dhe shpenzimet për çdo produkt agrar.