Tashmë që procesi i krastitjes në pemtore, vreshta dhe agrumishte ka përfunduar, fermerët duhet të mendojnë për ruajtjen e prodhimit nga efektet e ngrohjes globale. Përdorimi i rrjetave anti-breshër konsiderohet si një nga mënyrat më efektive për të mbrojtur pemishtet nga breshëri. Instalimi i rrjetave anti-breshër transparente jep efekte të konsiderueshme në mbrojtjen e frutave nga breshëri, prodhimtarinë dhe cilësine e frutave. Kosto e investimit të sistemit antibreshër në pemtore kushton rreth 25,000 euro dhe mbështetet lehtësisht nga programi IPARD dhe AATSF nëpërmjet Institucioneve financiare Partnere, ProCredit Bank, Intesa Sanpaolo, OTP, RZB dhe Fondi Besa.