A e dinit se kultivimi i lakrës është traditë e hershme e vendeve të Evropës Perëndimore dhe atyre mesdhetare?
Kultivimi i lakrës si për nga sipërfaqet ashtu edhe për nga rëndësia ekonomike, është një ndër bimët kryesore perimore që eksportohet nga Shqipëria. Ajo kultivohet në periudha të ndryshme kohore, duke filluar nga pranvera e hershme deri në vjeshtën e vonshme.
Njihuni më shumë rreth këtij produkti bujqësor, potencialit të tij prodhues dhe eksportues, nëpërmjet buletinit informues të përgatitur nga Programi i Granteve IPARD dhe Fondi i Garancisë së BERZH-it dhe Qeverisë Shqiptare AATSF.