Ftesë për pjesëmarrje në aktivitetin Nxitje e Partneritetit ndërmjet Institucioneve Financiare dhe Agrobiznesit në Lushnje dhe Fier

 

Ftesë për pjesëmarrje në aktivitetin Nxitje e Partneritetit ndërmjet Institucioneve Financiare dhe Agrobiznesit në Lushnje dhe Fier

 

“Programi i Mbështetjes së Agrobiznesit Shqiptar” (AASF), organizon aktivitetin “Nxitje e Partneritetit ndërmjet Institucioneve Financiare dhe Agrobiznesit në Lushnje dhe Fier, në datat 17 dhe 17 Maj 2019.

 

Synimi i këtij aktiviteti rrjetëzimi është mbështetja dhe lehtësimi i komunikimit midis institucioneve financiare dhe agrobizneseve me qëllim shkëmbimin e informacionit dhe nxitjen e partneritetit mes palëve.

 

Gjatë aktivitetit do të zhvillohen prezantime rreth mundësive të financimit për agrobiznesin me mbështetje të Programit të AASF, skemave të Bashkimit Evropian, mbështetje për rritjen e kompanive të agrobiznesit Shqiptar nga Programi për Këshilla për Biznesin e Vogël (ASB), si dhe një sesion pyetje – përgjigje me të pranishmit. Gjithashtu, fermerët, bizneset dhe Institucionet Financiare ftohen të ekspozojnë produktet dhe shërbimet e tyre në stendat e mundësuara në hapësirën e ndodhur pranë hollit.

 

Programi AASF mirëpret prezencën tuaj në këtë aktivitet!

 

Lutem gjeni më poshtë axhendën e eventit në Lushnje dhe Fier:

 

E Mërkurë, 15 Maj, ora 10:30, “Hotel Blerim”, rruga Hasan Çela, Lushnje

 

E Premte, 17 Maj, ora 10:30, Hotel “Fieri”, Rr Jakov Xoxa, Fier

 

 

10.00 – 10.30 Regjistrimi
10.30 Prezantimi i video spotit të Projektit AASF
10.30 – 10.35 Fjala e Hapjes:

Drejtuesi i Projektit, “Programi i Mbështetjes së Agrobiznesit Shqiptar”, AASF

Prezantim mbi Mundësitë dhe Rolin e Institucioneve Financiare

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Koordinimi i Institucioneve Financiare me skemën mbështetëse të IPARD-it

10.35 – 11.35 Prezantime teknike:

§  Prezantimi i Programit dhe Rolit të Institucioneve Financiare,

Projekti AASF

§  Prezantim mbi Vlerën e Zinxhirit Financiar, Projekti AASF

§   Prezantimi i “Raportit të Studimit”, Prof. Engjëll Skreli dhe Prof. Ass. Drini Imami, ISETN, Universiteti Bujqësor i Tiranës

11.35 – 11.50 Pushim Kafe
11.50 – 12.05 Prezantime teknike:

Këshilla për Biznesin e Vogël (ASB)/ Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH)

Mbështetje për rritjen e kompanive të agrobiznesit – Histori suksesi mbi mbështetjen e Zhvillimit të Kompanive

 

12.05 – 12.35

 Diskutim i Hapur: Pyetje dhe Përgjigje (Q&A)