Ilia Daka është një nga 6.000 përfituesit “Champions AATSF” i cili zotëron një serë perimesh prej 8,7 hektarësh me vendndodhje në Salce, Kozare të Beratit. Ai përfitoi nga ndihma financiare përmes skemës së AATSF dhe IPARD midis 2017 dhe 2020.
Megjithëse ka 20 vjet përvojë pune në sektorin e bujqësisë, Z. Daka. investoj mbi agrobiznesin e tij në vitin 2017. Menjëherë ai njohu sukses dhe u gjend përpara kërkesës të tregut për produktin e tij, kështu që vendosi të zgjerojë biznesin. Më në fund, në vitin 2020 pasi fitoi një grant nga Skemat IPARD, ishte në gjendje të zgjeronte serën e tij të parë me një të dytë, të dedikuar për prodhimin e domateve.
“Për të rritur kapacitetin tonë të prodhimit, ne kemi ndërtuar një serë të re. Siç mund ta shihni, ky është një investim i ri që sapo ka përfunduar falë mbështetjes së AZHBR dhe mbështetjes financiare nga Intesa Sanpaolo Bank (Instituti Financiar Partner i AASF). Kemi mbjellë kryesisht domate dhe speca të cilat eksportohen. Prodhimi ka qenë i mjaftueshëm dhe me një cilësi shumë të mirë.” – tha zoti Daka.
AATSF dhe Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) e kanë mbështetur zotin Ilia Daka përmes ndihmës financiare dhe teknike për të zgjeruar kapacitetet e tij të prodhimit dhe për të ofruar shërbim më të mirë me cilësi për klientët e tij. Vetëm përmes AATSF, agrobiznesit iu mundësua aksesi në kredi deri në 65 000 Euro dhe zgjerimi i prodhimit dhe shpërndarjes së produkteve të tij.
Më shumë se 6,000 fermerë dhe agrobiznese në Shqipëri deri më tani kanë përfituar nga “Programi i Mbështetjes së Agrobiznesit Shqiptar”, një kornizë financimi e zhvilluar nga BERZH në bashkëpunim dhe mbështetje nga Qeveria e Shqipërisë, e cila filloi aktivitetin e saj në 2016.
“AATSF Champions” janë agrobizneset e zgjedhura, të cilat morën mbështetje teknike dhe financiare nën AATSF që u mundësoi atyre të rrisin produktivitetin, efikasitetin e burimeve ose shtimin e vlerës. Prandaj, ata mund të shërbejnë si shembuj përfaqësues të praktikës më të mirë se si AATSF kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të sektorit bujqësor shqiptar.
Ilia Daka Farmer Salcë, Kozare, Berat