Konsulentë Agrobiznesi

Programi i Mbështetjes së Agrobiznesit dhe Turizmit Shqiptar (AATSF) është një projekt i financuar dhe zhvilluar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në bashkëpunim dhe me mbështetje nga Qeveria Shqiptare, i cili ka nisur aktivitetin e tij në vitin 2016.

 

Qëllimi i këtij programi është të nxisë Institucionet Financiare shqiptare për të mbështetur një sektor vital të ekonomisë shqiptare me potenciale gjerësisht të pashfrytëzuara, siç është bujqësia dhe agrobiznesi.

 

Bazuar në aktivitetet e shumta të realizuar me aktorë kyç të sektorit të agrobiznesit, Programi AATSF vlerëson si mjaft të rëndësishëm mbledhjen e informacionit lidhur me aktivitetin e konsulentëve të fushës të cilët mund t’i vijnë në ndihmë sektorit nëpërmjet zhvillimit të ideve të tyre të biznesit.

 

Për këtë arsye AATSF, për të gjithë konsulentët e interesuar, ka krijuar mundësinë që të ndajnë me programin tonë një informacion të përmbledhur rreth aktiviteteve në të cilët ata janë të fokusuar, përveç të tjerave, edhe në këshillimin dhe mbështetjen e agrobizneseve.

 

Kjo bëhet me qëllim që personat e interesuar të mund të vlerësojnë vënien në kontakt apo bashkëpunimin me këta konsulentë.

 

Informacionin e detajuar mund ta gjeni duke klikuar këtu.