Programi AATSF mbështet zgjerimin e sektorit të akuakulturës në Shqipëri

Vitet e fundit, sektori i akuakulturës është zgjeruar me shpejtësi të madhe. Ky sektor ka marrë vemendjen dhe mbështetjen e duhur si nga politik-bërësit, po ashtu ka përfituar edhe nga Programi i Mbështetjes së Agrobiznesit Shqiptar (AATSF).

  1. Bledi Çuçi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, gjatë sezonit veror në turin të vizitave të tij në agrobizneset dhe bizneset e akuakulturës në Shqipëri, ka ndaluar edhe tek “Alb-Adriatico 2013” për të diskutuar rreth zhvillimeve më të fundit në funksion të investimeve dhe projekteve për të ardhmen në këtë sektor.

“Industria e akuakulturës është një sektor i rëndësishëm për ekonominë shqiptare. Muajt e fundit, vetëm në vendet e Bashkimit Evropian, ai ka eksportuar rreth 1,200 tonë produkte peshku. Gjithashtu ky sektor punëson qindra njerëz dhe ka një potencial për të rritur pordhimin vjetor der në 10,000 tonë.” – u shpreh ministri Çuçi.

 

Falë mbështetje së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Qeverisë Shqiptare përmes programit të AATSF dhe Insticioneve Financiare Partnere, “Alb-Adriatico 2013” ka mundur të rrisë kapacitetet dhe prodhimin e produkteve të detit, sikurse dhe standardet e cilësisë duke ndihmuar biznesin të futet në tregjet e BE-së.

“Alb-Adriatico 2013” është një ndër 6,000 bizneset e zgjedhura të Programit, të cilat kanë marrë mbështetje teknike dhe financiare dhe shërbejnë si shembuj të modelit më të mirë përfaqësues sesi AATSF kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të sektorit bujqësor shqiptar.