Studime mbi Mandarinën

Në Shqipëri kultivohen rreth 1.5 milion rrënjë agrume, nga ku 83% e tyre janë në prodhim?! Peshën kryesore në këtë aktivitet e zë kultivimi i mandarinës. Vetëm në qarkun e Vlorës prodhohen rreth 86% të mandarinave në shkallë kombëtare.

Ekspertët e Programit të Mbështetjes së Agrobiznesit dhe Turizmit Shqiptar (AATSF) kanë përgatitur një studim me të dhëna shumë interesante që mund t’i shërbejnë agrobiznesit, institucioneve financiare apo vetë shtetit në orientimin e politikave më të mira për të zhvilluar këtë sektor me potencial për vendin.