BERZH dhe BE mbështesin traditën shqiptare të kulinarisë

Shqipëria është e njohur për peisazhet e saj të bukura dhe rivierën e paprekur. Por ushqimi dhe mikpritja në këtë vend janë gjithashtu faktorë shumë tërheqës për një vend që vizitohet nga afro katër milion vizitorë në vit.

Në qytetin e bukur jug-lindor të Korçës, pak turistë largohen pa provuar qoftet e shijshme lokale, kërnackat, një nga produktet më të shijshme të kuzhinës shqiptare.

“Fix pro” është një kompani shqiptare e përpunimit të mishit. Kjo kompani prodhon më shumë se 70 lloje mishrash të përpunuar. Janë standardet e cilësisë të lartë të prodhimit që e bëjnë diferencën e dallimit të kompanisë me konkurrentët e saj në treg.

“Ne ofrojmë një larmi të gjerë produktesh dhe një gamë të madhe shijesh të veçanta dhe unike të mishit, sallamit, proshutës dhe produkteve të tjera”, na shpjegoi Suela Lulollari, Drejtore e Produkteve në Fix Pro.

Pavarësisht se Shqipëria njihet si një vend që e do mishin, ajo ka ferma të vogla blegtorale dhe shumica e kompanive të përpunimit të mishit janë të detyruar të importojnë produkte mishi nga jashtë. Kjo është arsyeja pse është thelbësore që përpunuesit lokalë të këtij produkti të kontrollojnë dhe garantojnë sigurinë e ushqimit dhe cilësinë e lartë për produktet e tyre

Është pikërisht ky avantazhi kryesor që e pozicionon Fix Pro një konkurrente të denjë të tregut.

“Ne udhëhiqemi nga parimi se: cilësia nuk njeh kompromis”, tha zonja Lulollari.

“Cilësia dhe integriteti janë vlera themelore te Fix. Ne përdorim materialet më të mira të papërpunuara dhe punojmë me furnizues të besueshëm. Gjithashtu, sigurojmë nivel të lartë të higjienës dhe inspektime të hollësishme”.

Në të kaluarën, një nga problemet kryesore të kompanisë ishte mungesa e objekteve të përpunimit dhe magazinimit të lëndëve të para dhe produkteve të gatshme.

Me mbështetjen e BERZH dhe donatorëve të tillë, si Bashkimi Evropian dhe qeveria e Shqipërisë, nën Programin e Mbështetjes së Agrobiznesit dhe Turizmit Shqiptar (AATSF), kompania ka zgjeruar ndjeshëm hapësirat e saj dhe ka hapur qendrat e reja të magazinimit dhe shpërndarjes në Tiranë, Kashar dhe Rinas.

Falë mbështetjes së BE dhe AZHBR, Fix Pro ka përfituar fond nga skema e IPARD, ndërkohë që përmes programi të AATSF, i cili mundëson lehtësim të shpërndarjes së rrezikut me bankat, kompania mundi të marrë kredi nga ProCredit Bank, një Institucion Financiar Partner i AATSF.

Nga ana tjetër, programi i BERZH (Këshilla për Biznesin e Vogël) ka ndihmuar përmes mbështetjes teknike Fix Pro në rritjen e nivelit të lartë së cilësisë dhe standardit të produktit.

Ky zgjerim, së bashku me krijimin e departamentit të shitjeve, ka lejuar Fix Pro të zgjerohet në të gjithë vendin si dhe të plotësojë nevojat e segmenteve të ndryshme të popullatës.

Vetëm në tre vitet e fundit të ardhurat e ndërmarrjes janë rritur me 160 përqind. Tani, kjo sipërmarrje renditet ndër pesë kompanitë më të mira të përpunimit në tregun shqiptar. Por Fix Pro nuk dëshiron të ndalet këtu. Objektivi i saj është të kthehet në lider të tregut në Shqipëri, si dhe nisja e eksportimit të produkteve të tyre në vendet fqinje janë tashmë në kartat për të ardhmen! Janë më shumë se 6,000 fermerë dhe agrobiznese në Shqipëri kanë përfituar deri më tani nga “Programi i Mbështetjes së Agrobiznesit dhe Turizmit Shqiptar”, një projekt financimi e zhvilluar nga BERZH në bashkëpunim dhe mbështetje nga Qeveria e Shqipërisë, e cila filloi aktivitetin e saj në 2016.