“Tris Alb” sh.p.k, është një nga 6.000 përfituesit të cilët janë mbështetur nga “Programi i Mbështetjes së Agrobiznesit Shqiptar”.
E themeluar në fillim të viteve 2010 si kompani transporti dhe tregtie të mjeteve bujqësore, në Libofsh të Fierit, Tris Alb nis aktivitetin e saj blegtoral në vitin 2012. Ajo përfitoi nga asistenca financiare përmes AATSF dhe skemës IPARD duke nisur nga viti 2019.
Gjatë vitit të parë ferma kishte të punësuar 4 punonjës, dispononte 50 krerë mëshqerra dhe lope, dhe prodhonte deri në 700 litra qumësht në ditë.
Përmes mbështetjes së Programit AATSF dhe skemës së IPARD, “Tris Alb” arriti të bëhej përfituese e një granti prej 500 mijë euro çka i mundësoi asaj zgjerimin e kapaciteteve prodhuese përmes blerjes së makinerive dhe pajisjeve të teknologjisë së lartë si dhe shtimit të hapësirave të fermës. Gjithashtu klienti zgjeroi ambientet e stallës dhe atyre mbështetëse.
Nëpërmjet Bankës Intesa Sanpaolo, bankë partnere e programit AATSF, kompania përfitoi kredi me kushte preferenciale, e cila mbështeti në zgjerimin e aktivitetit. Duke përmbushur kriteret e selektimit si edhe të aksesit në financim pranë bankës Intesa Sanpaolo, ajo ndihmoi kompaninë të realizonte me sukses investimet si edhe të perfitonte grantet e skemës së IPARD-it.
Si rezultat sot kompania punëson 23 individë me kohë të plotë dhe 15 të tjerë sezonal, numëron 570 lopë dhe meshqerra dhe mbi 340 viça si dhe ka rritur kapacitetet e saj prodhuese me 17 herë duke arritur të prodhojë rreth 12 mijë litra qumësht në ditë.
Efektet e ketyrë investimeve kanë qënë jo vetëm në terma sasior por edhe cilësor. Kjo pasi investimi në teknologjinë e fundit bënë të mundur që prodhimi të jetë gjithmonë në kontroll për një cilesi të garantuar, barabartë me standardet e fermave më të mira evropiane.
Intesa Sanpaolo është Bankë partnere e programit AATSF, e cila mbështet biznesin me produkte bankare afatshkurtra dhe afatgjata sipas nevojave të klientëve.
“Programi i Mbështetjes së Agrobiznesit dhe Turizmit Shqiptar” (AATSF) është një projekt i financuar dhe zhvilluar nga BERZH në bashkëpunim dhe me mbështjetje nga Qeveria Shqiptare, i cili ka nisur aktivitetin e tij në 2016.