Zhvillohet trajnimi për Kartat Teknologjike me Bankat dhe Institucionet Mikro Financiare

Gjatë muajve Shkurt dhe Mars 2019, Programi i Mbështetjes së Agrobiznesit Shqiptar prezantoi për Institucionet Partnere Financiare (IPF) Udhëzuesin Praktik të “Kartave Teknologjike”. Kartat Teknologjike në bujqësi jane një mjet efektiv për fuqizimin e financimit të bujqësisë, e lidhur kjo me analizat financiare për IPF-të, duke mundësuar një referim të vlerave finaciare për më shumë se 40 artikuj bujqësorë në Shqipëri. Kjo risi do të përshpejtojë analizat financiare dhe miratimin e procesit të kredidhënies nga ana e IPF-ve.

 

Në këtë kuadër, në bashkëpunim me Intesa SanPaolo, Societe Generale Bank dhe Fondin BESA, AASF ka zhvilluar një seri trajnimesh në Tiranë, Korҫë, Berat, Vlorë dhe Fier. Në trajnim morën pjesë më shumë se 60 zyrtar bankash, duke përfshirë menaxherë të lartë të riskut të kredive dhe operacionit të shitjeve. AASF prezantoi karakteristikat kryesore të Kartave Teknlogjike duke simuluar disa raste nga praktikat e biznesit, se si ato kanë përdorur këto karta për të kryer operacionet e tyre bankare në lidhje me analizat finaciare dhe vleresimin e riskut për bujqësinë.