Themeluar në vitin 2018, “Vegetal Export” shpk, është një qendër mbledhje frigoriferike për fruta-perime me destinacion import-eksport dhe shitje.
E vendosur në qytetin e vogël të Kolonjës, pranë Ardenicës, në Fier, kompania zhvillon kultivimin masiv të frutave dhe perimeve, vreshtave, pemëve frutore, me qëllim shitjen me shumicë dhe pakicë të produkteve dhe nën-produkteve të tyre.
Kohët e fundit, “Vegetal Export” ka nisur të eksportojë kastravec të vogël turshi ekskluzivisht për industrinë evropiane të përpunimit të ushqimit. Kompania ka një marrëveshje bashkëpunimi me një kompani të njohur austriake, e specializuar për 35 vjet në kultivimin dhe grumbullimin në të gjithë botën e këtij llojë varieteti kastraveci.
Potenciali në rritje si pasojë e kërkesës së tregut ndërkombëtar për më shumë produkte, ka orientuar strategjinë e kompanisë drejt investimit të mëtejshëm si në sasi, po ashtu edhe në cilësi të produktit.
Me mbështetjen e BERZH dhe donatorëve të tillë si Bashkimi Evropian dhe qeveria e Shqipërisë, nën Programin e Mbështetjes së Agrobiznesit dhe Turizmit Shqiptar (AATSF), strategjia e kompanisë është drejt finalizimit.
“Vegetal Export” arriti të nënshkrojë disa kontrata me fermerët për mbjelljen e rreth 40 Hektar serra, si dhe mbledhjen e 1500-2000 tonë kastravec për secilin nga tre ciklet e tij të prodhimit.
Ndërsa një pengesë tjetër për vetë kompaninë, ishte çmimi i turshive i cili kondicionohej nga madhësia e produktit, sa më i vogël të ishte produkti, aq më i lartë do të ishte çmimi. Për më tepër që, më parë klasifikimi bëhej manualisht, gjë që mund të klasifikonte vetëm 2-3 kategori çmimesh, e në të njëjtën kohë duke rezultuar në vonesa në dorëzimin e mallit tek klientët.
Falë mbështetjes së BE dhe AZHBR, “Vegetal Export” ka përfituar fonde nga skema e IPARD, ndërkohë që përmes programi të AATSF i cili mundëson lehtësim të shpërndarjes së riskut me bankat, kompania mundi të marrë kredi nga Raiffeisen Bank, një Institucion Financiar Partner i AATSF.
Shuma totale e investimit të kompanisë u përdor për blerjen e makinerive të reja të kalibrimit të nevojshme për klasifikimin e kastravecit të vogël turshi në tetë klasa ose kategori, sipas madhësisë dhe peshës së tij. Ky funksion bën të mundur klasifikimin e pagesave të produkteve në 8 kategori çmimesh, duke rritur ndjeshëm të ardhurat edhe për fermerët e kontraktuar.
Pajisjet e reja gjithashtu do të ulin ndjeshëm kostot e punës si dhe kohën e përpunimit. Kjo do të ndihmojë kompaninë të shmangë humbjen e peshës që pemët e frutave vuajnë nga momenti i korrjes deri në destinacion dhe duke përmirësuar ndjeshëm EBITDA të kompanisë.
“Programi i Mbështetjes së Agrobiznesit dhe Turizmit Shqiptar”, një projekt financimi i zhvilluar nga BERZH në bashkëpunim dhe mbështetje nga Qeveria e Shqipërisë, i cili filloi aktivitetin e saj në 2016.