WEBINAR PER FONDIN E GARANCISE AASF DHE SKEMAT E IPARD

Më 22 korrik, 2020, Programi i Mbështetjes së Agrobiznesit Shqiptar (AASF) në bashkëpunim me Unionin e Prodhuesve Shqiptarë, organizuan një uebinar për të prezantuar pjesëmarrësit me “Skemat e Fondin të Garancisë të AASF dhe IPARD: Më shumë mundësi investimi për agrobizneset në Shqipëri”.

 

Panelistët, Znj. Adela Leka, Zëvendës Drejtuese e Ekipit të AASF, Z. Ilir Pilku, Ekspert i Lartë i Bujqësisë i AASF dhe Z. Arben Shkodra, Sekretar i Përgjithshëm në Unionin e Prodhuesve Shqiptarë, i kanë siguruar audiencës informacion të konsiderueshëm dhe histori të zgjedhura suksesi në lidhje me asistencën teknike dhe mbështetje financiare që Skemat AASF dhe IPARD u sigurojnë fermerëve dhe agrobizneseve shqiptare në vitet e fundit.

 

Për më tepër, ekspertët e AASF dhe Unioni i Prodhuesve Shqiptarë prezantuan informacionin kyç dhe rastet e studimit, duke siguruar një paraqitje panoramike të mundësive të investimeve për bujqësinë.

 

Pjesëmarrësit në këtë uebinar si, aplikantët e skemave IPARD, Institucionet Partnere Financiare të AASF (IPF-të) (Intesa SanPaolo, ProCredit Bank, Raiffeisen Bank, OTP Bank dhe Fondi Besa), dhe përfaqësues nga institucionet qeveritare të bujqësisë, ku u prezantuan mundësitë dhe asistenca teknike që programi AASF së bashku me IPF-të e tij, ofrojnë për klientët e mundshëm të IPARD.

 

Grantet IPARD ose skemat kombëtare mund të mbulojnë deri në 70% të investimeve. Ndërsa, Programi AASF mbështet IPF-të përmes një fondi garancie për uljen e linjave të kreditit edhe atyre të agrobiznesit që për arsye të ndryshme nuk janë në gjendje të sigurojnë kolateralin e plotë të kërkuar.

 

Për të parë videon e plotë të webinar-it, ju lutemi vizitoni faqen https://lnkd.in/ghsQzb7 në llogarinë tonë në YouTube.

 

Programi i Mbështetjes së Agrobiznesit Shqiptar – AASF, është një projekt i financuar dhe zhvilluar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Qeverisë së Shqipërisë.